LAJMI I FUNDIT:

Sylejman Selimi thotë se do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Sylejman Selimi thotë se do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme mund të intervistohet nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Ai thotë se Gjykata Speciale ka kontaktuar zyrën e avokatit të tij.


“Javën tjetër besoj se do të intervistohem. Nuk e di arsyen për çka do të merrem në pyetje”, tha Selimi në Pressing në T7.

‘Nuk e di saktë. Ka mundësi gjatë javës”, tha Selimi.

Selimi ishte paraparë të intervistohej më 9 janar 2019 në Hagë, për krime lufte. Por, në atë datë Selimi ka qenë i shtruar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ditë më parë Selimi është liruar nga burgu me kusht.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

Komunat
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Politikë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Politikë
Sot me shi e shkarkime rrufesh

Sot me shi e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori