LAJMI I FUNDIT:

Syla: Puna e mjekëve dhe infermierëve nuk po vlerësohet nga shteti, ata po ikin në Gjermani por nuk po u del ashtu si po mendojnë

Syla: Puna e mjekëve dhe infermierëve nuk po vlerësohet nga shteti, ata po ikin në Gjermani por nuk po u del ashtu si po mendojnë

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për ligjin e pagave, mos vlerësimin e mjekëve nga shteti si dhe ikjet e punëtorëve shëndetësorë jashtë vendit.

Syla tha se puna e mjekëve nuk vlerësohet nga shteti, as në aspektin moral dhe as ekonomik.


Ai tha se punëtoret shëndetësorë çdo përballen me ofendim, kërcënime e me sulme.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë po ashtu shpjegoi se ikjet e punëtorëve shëndetësore jashtë vendit nuk janë zgjidhje.

Ai këto ikje nuk i quajti si fuqi punëtore për vendet që kërkojnë punëtorë shëndetësorë, por “skllavërim modern”.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla në emisionin “Përballje ditore”

“Nuk është e vërtetë që po ikin vetëm studentët, por janë duke ik edhe këta që janë të punësuar. Këta joshen me kompani të ndryshme si në Gjermani. Nuk po lidhin kontrata që kanë kryer shkollë. Janë si ndihmës të infermierëve atje. Dhe shumica e tyre përfundojnë nën përkujdesjen e pleqve. Mos të mashtrohen që e kanë jetën luks atje, paga 2500 euro është bruto pagë. Ku janë shpenzimet tjera, e me çka mund të jetojnë ata. Po marrin fuqi të lirë, kjo është një ‘skllavërim modern’. Faj ka politika jonë. Jemi i vetmi shtet që nuk bërë një marrëveshje të mirëfilltë më institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Syla në “Përballje ditore”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, sikur Kosova të ishte në  BE, ikjet e punëtorëve shëndetësorë mund të quheshin lëvizje e lirë, por siç tha ai kjo quhet migrim.

“Nëse shteti pretendon se po luan rolin e uljes së papunësisë kjo është gabim. Nëse vazhdon ky trend pas 10 vjetëve, imagjinoni çfarë mund të ndodh. Askush s’na ka marr për bazë në argumentet tona”, potencoi ai.

Syla theksoi se nëse vazhdon kështu ikja e punëtorëve shëndetësorë brenda  dhjetë vjetësh  Kosova do të përfundojë në mjek të ardhur nga Siria e Afrika e vende të tjera. Syla ka folur është për gjendjen në shëndetësinë e Kosovës dhe ligjin për sigurime shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori