LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë në rritje, po kërcënojnë sigurinë në Kosovë

Sveçla: Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë në rritje, po kërcënojnë sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi të martën se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë në rritje.

Ai tha se këto akte kriminale po paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë.


Këto deklarata Sveçla i bëri në konferencë ndërkombëtare me temën “Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’’.

“Përveç ekstremizmit të motivuar nga keqpërdorimi i religjionit që ka qenë prezent deri tani, forma tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etnonacionalizmi janë në rritje. Këto akte kriminale po paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike në vend”, u shpreh ministri.

Tutje, tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ballafaqohen me format e reja të ekstremizmit dhe terrorizmit.

“Në bazë të punës së deritanishme në luftimin e terrorizmit, institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e këtij problemi, në trajtimin e çështjeve në parimet e bazuara të njeriut dhe nevojës për të qeverisur në një shoqëri pa dallim”, shtoi Sveçla.

“Republika e Kosovës ka qenë shumë aktive në marrjen e masave në parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. Për t’u ballafaquar me ekstremizmin dhe terrorizmin Kosova ka përdorur dy qasje kryesore, që përfshinë hetimin, arrestimin dhe dënimin e atyre që janë bashkuar në konflikte të huaja përkrah organizatave terroriste”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori