LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Rusia s’mund ta pranojë kurrë një Evropë të qetë e Serbia kurrë një Ballkan të qetë

Sveçla: Rusia s’mund ta pranojë kurrë një Evropë të qetë e Serbia kurrë një Ballkan të qetë

“Rusia nuk mund të pranojë kurrë një Evropë të qetë, ndërsa Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë”.

Kështu deklaroi këtë të premte Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili me ftesë të Presidencës Çeke të Këshillit të Evropës, mori pjesë në forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.


Në fjalimin e tij, Sveçla thënë se me ristrukturimin e qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe assesi ndryshim i bindjeve në raport me Republikën e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.

“Thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe më gjerë e largon Serbinë nga vlerat e përbashkëta demokratike për të cilat të gjithë ne si Ministra të Ballkanit Perëndimor po angazhohemi”, ka deklaruar në fjalimin e tij ministri Sveçla.

Në këtë forum MPB-ja njofton se tema qendrore e diskutimit ishte ndikimi në siguri i invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, si dhe për migrimin dhe menaxhimin kufitar.

Sveçla ka theksuar se invazioni i paprovokuar dhe i padrejtë i Rusisë ndaj Ukrainës, ka ndryshuar në gjithë botën arkitekturën e sigurisë, si dhe ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, saktësisht sigurinë tonë, duke pasur parasysh që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”.

Në fund të fjalës së tij, ministri Sveçla ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, do të angazhohen maksimalisht në nisma të tilla rajonale, të cilat kanë për qëllim ngritjen dhe forcimin e sigurisë tonë dhe në ngritjen e kapaciteteve në luftimin e të gjitha fenomeneve negative me të cilat ballafaqohemi tani dhe me të cilat mund të ballafaqohemi më tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori