LAJMI I FUNDIT:

Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: Jemi të bindur se do t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë

Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: Jemi të bindur se do t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Sveçla ka pohuar se me kryetarin Hetemi janë pajtuar që të punojnë për të mirën e qytetarëve, transmeton Telegrafi.


“I dëshirova punë të mbarë, shpreha mbështetjen tonë dhe u pajtuam që të gjitha institucionet të punojnë për të mirën e qytetarëve. Përkundër vështirësive ne jemi të bindur që të gjitha vështirësitë do t’i tejkalojmë”, tha Sveçla.

Kryetari i Leposaviqit hyn në komunë, i pranishëm edhe Sveçla
Lexo po ashtu Kryetari i Leposaviqit hyn në komunë, i pranishëm edhe Sveçla

Ministri Sveçla edhe ditën e premte ka deklaruar se kryetarët e katër komunave veriore do të vazhdojnë mandatin e tyre dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gjithashtu, ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizimin e treguar.

“Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta…”, tha ai.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka hyrë sot në objektin e komunës pa ndonjë problem, gjersa situata u tha se është e qetë.

Hetemi ka hyrë në komunë rreth orës 10:00, ndërkaq i shoqëruar ishte nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, të premten u tensionua situata në veri të vendit pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Pas tensionimit të situatës në veri pati edhe reagime të ndërkombëtarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori