LAJMI I FUNDIT:

Sveçla ngushëllon familjen e policit të vrarë, kërkon angazhimin maksimal të IPK-së në hetime

Sveçla ngushëllon familjen e policit të vrarë, kërkon angazhimin maksimal të IPK-së në hetime
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku i vdekur ka mbetur një polic.

Sveçka ka ngushëlluar familjen e policit, ndërsa ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të Inspektoratit Policor lidhur me hetimet, transmeton Telegrafi.


“Në orët e hershme jam njoftuar për incidentin me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar nga i cili ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli. Shpreh ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit për humbjen e familjarit të tyre. Me të marrë lajmin, kam kontaktuar Kryeshefin e IPK-së nga i cili kam kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur”, thotë ai.

Ministri ka shtuar tutje se “tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë”.

Ndryshe, një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku një polic ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri aksidentalisht nga kolegu i tij.

Inspektorati Policor ka njoftuar se policët ishin në një ndejë private, ku kishin marrë pjesë 15 zyrtarë policorë.

Lidhur me rastin, IPK ka arrestuar pesë zyrtarë policor ndërsa ka kërkuar suspendimin e nëntë tjerëve. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori