LAJMI I FUNDIT:

Sveçla në takimin e Brdos, përmend luftimin e krimit dhe kontrabandës në veri të Kosovës

Sveçla në takimin e Brdos, përmend luftimin e krimit dhe kontrabandës në veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të procesit të Brdos që po mbahet në Portorozh të Sllovenisë.

Në këtë takim Sveçla mori pjesë me ftesë të homologut të tij slloven, Bostjan Poklukar.


Në një njoftim për media thuhet se në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si dhe identifikimin e veprimeve të ndryshme në luftën kundër kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit, si dhe menaxhimin e ri pranimit dhe kthimit.

Ministri Sveçla theksoi se Republika e Kosovës me vite të tëra e ka dëshmuar se i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, si parakusht për stabilitet, zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe siguri.

“Institucionet tona të sigurisë kanë dëshmuar se janë partner serioz në nismat rajonale, shpeshherë duke u marrë dhe si shembull i praktikave të mira jo vetëm për rajonin, jo vetëm në nivel organizativ, por edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, përfshirë kontrabandën me migrantë, trafikimin e qenieve njerëzore dhe armëve, por dhe formave tjera të trafikimit”, tha Sveçla.

Lidhur me progresin e arritur në fushën e luftimit të kontrabandimit me migrantë, Sveçla vuri në dukje se me rritjen e numrit të aktiviteteve policore, përkatësisht të rasteve të zbulimit të kontrabandisteve është arritur që të zvogëlohet numri i migrantëve viteve të fundit.

Përkundër rezultateve të arritura, ministri Sveçla diskutoi edhe sfidat, e sidomos ato në katër komunat në veri, për të cilat kërkohet një vëmendje e veçantë, përfshirë dhe në fushën e luftimit të kontrabandës dhe rikthimit të sundimit të ligjit.

“Në këtë pikë, situata po ndryshon pakthyeshëm dhe për çdo ditë e më shumë sundimi i ligjit po vendoset si në çdo pjesë të Republikës. Gjashtëmbëdhjetë rrugë ilegale të cilat ishin përdorur për zhvillimin e kontrabandës në katër komunat në veri, përfshirë dhe atë me migrantë, por edhe trafiqeve të tjera, e që ndihmonin në pasurimin e krerëve të grupeve kriminale janë mbyllur tërësisht apo janë nën kontroll të plotë të institucioneve te sigurisë”, u shpreh Sveçla.

Në fund të fjalimit së tij, Sveçla është përkushtuar për bashkëpunim rajonal si dhe me mekanizmat e ndryshëm Evropian dhe ndërkombëtarë në adresimin e të gjitha çështjeve dhe sfidave që ndërlidhen me migrimin e parregullt duke theksuar se të gjitha qeveritë do të duhej që përveç luftimit të migrimit të analizojnë dhe adresojnë shkaqet kryesore që shpijnë njerëzit drejt migrimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori