LAJMI I FUNDIT:

Sveçla jep fakte të reja për Deharin: Astriti u dërgua i gjallë në Emergjencë (Video)

Sveçla jep fakte të reja për Deharin: Astriti u dërgua i gjallë në Emergjencë (Video)

Pas konkluzioneve të Prokurorisë së Kosovës bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, e cila thekson se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, është Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura, e cila publikon një tjetër raport për rrethanat e humbjes së jetës të aktivistit të Vetëvendosjes me fakte që bien në kundërshtim me faktet e publikuara.

Xhelal Sveçla, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, për Ora News zbulon detajet e raportit.


Në deklaratën e infermieres, ajo Astritin e ka gjetur me puls dhe rrahje normale, kurse urgjenca thotë se Astritin e ka pranuar pa shenja jete.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr një raport të dytë, rrjedhimisht si shkak të vdekjes ka nxjerrë dy: Asfiksia dhe ndaljen reflektore të punës së zemrës nga refleksi vazovagal. Është e pamundur: ose Astriti ka vdekur nga asfiksia, ose Astriti ka vdekur menjëherë. Të dyja këto nuk shkojnë”, thotë Sveçla.

Ndryshe, aktivisti Astrit Dehari humbi jetën në 5 nëntor teksa ndodhej i arrestuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje.