LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë.

“Gjatë ditës së djeshme është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i PK-së, Dejan Jankoviq. Dhjetë pjesëtarë të policisë janë ndaluar pesë janë liruar mbrëmë kurse 4 sot, dhe zv.drejtori vazhdon të jetë i arrestuar. Ai është dërguar dje në Rashkë për tu marrë në pyetje . Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orësh me akuzën për prishje të rendit kushtetues”, ka thënë Sveçla.

Ai tutje shtoi se kjo akuzë është përmendur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës që pati ditë më parë në njësitin ushtarak “Kobra”.


Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveç zv.drejtorit Jankoviq
Lexo po ashtu Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveç zv.drejtorit Jankoviq

“Me arrestimin e zëvendësdrejtorit Jankoviq, Vuçiq  dëshiron të dërgoj mesazh frike për serbët e Kosovës që janë të integruar ose do të integrohen në Policinë e Kosovës”, tha Sveçla.

Ministri kërkoi lirimin e menjëhershëm të zv.drejtorit Jankoviq dhe qytetarëve tjerë që po mbahen nga Serbia.

“Ka edhe qytetar që po mbahen të arrestuar, dhe kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm dhe kthimin e tyre në Kosovë. Ky veprim i Serbisë kërkon ndëshkim nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Ndryshe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka thënë se i është caktuar masa e ndalimit përtej 48 orësh për siç thonë ata “për të vërtetuar faktet dhe kontrollet e nevojshme lidhur me sigurinë e Republikës së Serbisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori