LAJMI I FUNDIT:

Suzuki thuhet se do të kthehet në treg si model hibrid me pesë dyer

Suzuki thuhet se do të kthehet në treg si model hibrid me pesë dyer

Suzuki Jimny mund të kthehet në tregun britanik në formën e veturës së pasagjerëve me pesë dyer dhe një motor të elektrifikuar.

Vetura 4×4 u tërhoq nga tregu Evropian në vitin 2020, për shkak të efektit negativ që kishte në emetimet mesatare të flotës Suzuki, megjithëse nuk u tërhoq nga tregjet tjera.


AutoCar shkruan se ky model u rikthye një vit më vonë me një prodhim të limituar në modelin komercial me dy ulëse, për shkak të rregullave më pak të rrepta të emetimit ndaj këtij tipi të veturave, transmeton Telegrafi.

Ndërsa tani, Jimny u pa duke u testuar përsëri në Evropë, me një bazë më të gjatë të rrotave, duke lënë të kuptohet se do të ketë një trup të ri me pesë dyer.

Thuhet se në testim vetura funksiononte me motor të fikur, duke sugjeruar se nën kofano mund të ketë një lloj motori hibrid.

Suzuki nuk ofron më vetura pa motor elektrik në tregun evropian, duke bërë që një motor hibrid të jetë bileta kthyese në këtë treg për Jimny. /Telegrafi/