LAJMI I FUNDIT:

SUV më i suksesshëm i Volkswagen mbërriti në Maqedoni – Tiguan i ri del në shitje

SUV më i suksesshëm i Volkswagen mbërriti në Maqedoni – Tiguan i ri del në shitje

I fuqishëm, i rehatshëm dhe i lidhur si kurrë më parë, Tiguan i ri nxjerr në pah atributet e tij. Teknologjia inteligjente i siguron atij aftësi të jashtëzakonshme. Si një SUV dinamik, ai përcakton përkufizim të ri për të mundshmen.

Bestseller i Volkswagen spikat me dizajnin e tij të fuqishëm të jashtëm dhe inovacionet teknologjike më të fundit. Sistemet e reja të shtytjes janë të përbëra nga një numër teknologjish të qëndrueshme për mjedisin. Sistemet e reja të ndihmës për shoferin ofrojnë komoditet dhe lehtësi edhe më të madhe të ngasjes. Falë sistemeve “gjithmonë online”, një numër funksionesh të reja janë tani në dispozicion me gjeneratën e re të sistemeve të informacionit dhe argëtimit MIB3. Oferta për motorët përfshin – benzinë 1.5 TSI me një fuqi prej 150 kf. (110kW) dhe 2.0 TSI me 245 kf. (180kW), ndërsa motorët me naftë fillojnë me 2.0 TDI me 150 kf. (110kW) dhe 2.0 TDI me 200 kf. (147kW).

E pajisur në versionin bazë me nivelin e pajisjeve “Life”, i cili përfshin rrota 17 inç të përparme dhe rrota aliazh 18 inç për të gjitha rrotat 4MOTION, drita LED me kontroll të rrezes dhe ndihmës për dritat e gjata “Light Assist”, ulëse komode, timon lëkure me shumë funksione, sisteme info-zbavitës, radio “Composiotion” me ekran me ngjyra dhe 6.5 inç, i ndjeshëm me prekje, 8 altoparlantë, marrje radio FM/DAB +, lidhje Bluetooth dhe si pajisje opsionale falas, radio “Ready 2 Discover” me 8 inç me ekran me ngjyra, me prekje, 8 altoparlantë, marrje radio FM / DAB +, lidhje Bluetooth në kombinim me App-Connect, Apple CarPlay, Google Android Auto, MirrorLink, “Air Care Climatronic” Kontroll automatik i klimës me tre zona, sensorë për parkim përpara dhe pas, frena parkimi elektromekanike me funksionin Auto Hold, ndihmës për mbajtjen e korsisë “Lane Assist”, sistem për njohjen e lodhjes “Rest Assist” dhe sistem për ndihmë gjatë vozitjes në kodër “Hill Descent Control”.

Brendësia e gjerë e Tiguan-it të ri është vend për vizionarët. Falë kontrolleve intuitive të kabinës së pilotit, nga tani e tutje do të jeni në gjendje të përqendroheni vetëm në atë që është më e rëndësishmja. Për shembull mundëson, timonin prej lëkure me shumë funksione, i cili është në kombinim me kabinën dixhitale me ekran me ngjyra 10,25 inç dhe ulëse të rehatshme, që do ta bëjnë çdo udhëtim tuaj një kënaqësi të vërtetë.

Sistemi i ri opsional i muzikës “Harman Kardon” bën përshtypje me tingullin e tij të sofistikuar, të pasur dhe dizajnin e rafinuar e të hijshëm. Krijuar për entuziastët e tingullit që duan të shijojnë muzikë gjatë ngasjes. Në Tiguan tuaj, sistemi i zërit “Harman Kardon”, me fuqinë e tij totale prej 480 W, jep tingull që nuk e prisnit kurrë.

Sistemet e sigurisë në Tiguan-in e ri arrijnë një nivel të përparuar të sigurisë në drejtimin e makinës. Sistemet standarde të sigurisë, të tilla si Lane Assist, ESC dhe Rest Assist, garantojnë vozitje të rehatshme për shoferin, ndërsa çantat e ajrit të shoferit dhe bashkudhëtarit sigurojnë jastëk ajri.

Volkswagen Tiguan ka qenë në zemër të ofertave të Volkswagen që nga viti 2007. SUV kompakt evoluoi shpejt në modelin më të suksesshëm të Volkswagen. Tiguan është ndër SUV më të njohur në botë dhe SUV më të suksesshëm në Evropë me mbi gjashtë milion automjete të prodhuara që nga viti 2007. Volkswagen tani hap kapitullin tjetër të historisë së suksesit Tiguan, me një rifreskim gjithëpërfshirës teknik dhe vizual.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori