LAJMI I FUNDIT:

SUV-i më i shitur i Mercedesit arrin te shifra një milion (Foto)

SUV-i më i shitur i Mercedesit arrin te shifra një milion (Foto)

Mercedesi nga viti në vit po rrit ofertat për modelin SUV/crossover dhe në mesin e më të popullarizuarve është GLC.

Kur të merren parasysh automjetet e gjeneratës së parë, të prodhuara nën shenjën e dikurshme GLK, del se Mercedes deri më tash ka prodhuar një milion njësi të modelit SUV të bazuar në klasën C.


Mercedes GLC nisi të prodhohej në vitin 2008, në mënyrë që në vitin 2015, me rastin e lansimit të gjeneratës së re, të marrë emrin e shenjës aktuale, në pajtim me nomenklaturën e re të kompanisë gjermane.

Sot, përveç versionit standard, në ofertë është edhe GLC Coupe, i cili ka dizajn dinamik dhe sportiv.

Automobili me numër një milion GLC/GLK ka dalë nga fabrika e Mercedesit në Bremen, ku SUV-i prodhohet së bashku me versionet limuzinë dhe karavan të klasës C.

Aktualisht, blerësve iu ofrohen nëntë opsione të motorit, dhe mbi dhjetë lloje të ngjyrave të karrocerisë, si dhe disa paketa të pajisjes.

Gjermania nuk është vendi i vetëm ku prodhohet ky lloj modeli, pasi që për shkak të interesimit të madh prodhimi i tij është zgjeruar edhe në Finlandë, ndërsa për nevoja të tregut kinez GLC prodhohet edhe në këtë vend.