LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, transportoi dy të burgosur me një automjet

Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, transportoi dy të burgosur me një automjet

Një zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), është suspenduar pasi ka transportuar dy të dënuar me inicialet SH.M dhe B.K, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë, me të njëjtin automjet për në gjykatë.

Në një njoftim për media thuhet se edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë,  automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre.


“SHKK njofton opinionin publik se, autoritetet brenda SHKK-së, me të kuptuar  se të dënuarit,  SH.M dhe B.K, të cilët vuajnë dënimin në BSL, janë transportuar në të njëjtin automjet për në gjykatë, menjëherë ka ndërmarr masa duke e suspenduar zyrtarin përgjegjës për organizimin e këtij transportimi, deri në përfundim të hetimeve. Pas gjithë kësaj ne mbetemi të përkushtuar që secilin rast të raportuar ta hetojmë dhe ta zbardhim deri në fund. SHKK, në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë  të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin”, thuhet në njoftim nga zyra për komunikim me publikun të SHKK-së. /Telegrafi/