LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet polici që sulmoi Agron Mustafën

Suspendohet polici që sulmoi Agron Mustafën

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e IPK-së kanë vazhduar gjatë ditës së sotme me ndërmarrjen e veprimeve hetimore drejt ndriçimit të incidentit të djeshëm që kishte ndodhur në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.

Sipas një komunikate të Inspektoriatit, bazuar në këto veprime hetimore që janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin kompetent, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor A.B si i dyshuar në incidentin e djeshëm.


“Policia e Kosovës bazuar në rekomandimin e dhënë nga IPK-ja ka miratuar rekomandimin e IPK-së duke suspenduar zyrtarin në fjalë. Pas veprimeve hetimore që janë ndërmarrë dje por edhe sot gjatë ditës nga hetuesit e IPK-së dhe prokurori kompetent, qytetari i përfshirë në këtë incident (drejtori i PTK-së z. Agron Mustafa) cilësohet si viktimë në këtë rast. Hetusit e IPK-së do të vazhdojnë me ndërmarrjen edhe të veprimeve tjera hetimore në koordinim edhe me prokurorin (duke përfshirë ekzaminimin e disa video-incizimeve, intervistimin e dëshmitarëve etj) deri në ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në komunikatën e Inspektoriatit.

Sulmohet fizikisht drejtori i PTK-së, Agron Mustafa
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht drejtori i PTK-së, Agron Mustafa

Nndryshe, dje një zyrtarë policorë ka sulmuar drejtorin ekzekutiv të PTK-së, Agron Mustafën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori