Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, në lidhje me vetëvrasjen e një të burgosuri.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me vetëvarjen e të burgosurit  F. I, SHKK ka suspenduar  dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç’rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

Pas gjithë kësaj, ne mbetemi të përkushtuar që për të gjitha rastet e tilla ti gjejmë dështimet e mundura përbrenda SHKK-së”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.