LAJMI I FUNDIT:

BE-ja reagon pas suspendimit të kryetares së gjykatës në Mitrovicë e cila mori pjesë në takimin me Vuçiqin

BE-ja reagon pas suspendimit të kryetares së gjykatës në Mitrovicë e cila mori pjesë në takimin me Vuçiqin

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të ulen tensionet dhe të respektohet marrëveshja për integrimin e personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës, por edhe procedurat e rregullave disiplinore të Kosovës.

Ky reagim i BE-së vjen pasi javën e kaluar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, suspendoi nga puna kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq. Kjo e fundit, më 22 mars, së bashku me përfaqësues tjerë të serbëve të Kosovës, mori pjesë në një mbledhje në Beograd, të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.


Zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe siguri, Peter Stano, deklaroi për gazetarët se duhet të respektohen procedurat, por po ashtu të kuptohet rëndësia e integrimit të personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Kemi marrë në dijeni vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e përkohshëm të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Personeli serb i Kosovës ishte integruar në sistemin ligjor të Kosovës më 2017 përmes një marrëveshjeje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ky integrim kishte mundësuar qasje në sistemin ligjor të Kosovës dhe sistemin e drejtësisë për komunitetin serb”, tha ai.

Stano shtoi se “personeli gjyqësor i integruar kryen detyra të rëndësishme nga të cilat përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë komunitetet joshumicë në Kosovë”.

“BE-ja pret që autoritetet kompetente të Kosovës, por edhe të Serbisë, të respektojnë të gjitha pjesët e kësaj marrëveshje”, tha Stano.

Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë
Lexo po ashtu Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

“Procedurat disiplinore nuk janë pjesë e marrëveshjes. BE beson se autoritetet kompetente do të ndjekin procesin dhe procedurën e duhur lidhur me shqyrtimin e një rasti të tillë disiplinore. Në të njëjtën kohë, presim nga personeli i sistemit ligjor të Kosovës të veprojë në bazë të ligjeve dhe rregullave të Kosovës”, theksoi ai.

Zëdhënësi i BE-s ashtu ka përsëritur edhe thirrjen e bllokut evropian për përmbajtje nga retorika nxitëse.

“BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që të veprojnë më përmbajtje dhe të përmbahen nga retorika apo veprimet të cilat mund të nxisin tensione. Presim nga të dyja palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë për një atmosferë të përshtatshme për normalizimin e raporteve të tyre”, tha Stano.

Pas suspendimit të Liljana Stevanoviq, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – pas një proteste të mbajtur më 25 mars, tha se kjo parti dhe stafi gjyqësor serb, do të pezullojnë punën deri në kthimin në punë të Stevanoviqit.

Pas suspendimit të Stevanoviqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, akuzoi kryeministrin i Kosovës, Albin Kurtin, për shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dhe tha se Marrëveshja e Brukselit – e arritur më 2013 – nuk ekziston më. Por, këto deklarata, në BE nuk kanë dashur t’i komentojnë. Ndërkaq, Kurti, ka thënë se sistemi gjyqësor i Kosovës është i pavarur nga Qeveria.Në Bruksel kanë frikë se zhvillimet e fundit, krahas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar votimin në Kosovë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, mund të kenë ndikim negativ edhe në procesin e dialogut.

Në bllokun evropian e pranojnë se pa mbaruar zgjedhjet serbe, të caktuara për 3 prill, nuk presin ndonjë zhvillim konkret në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë./rel/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori