LAJMI I FUNDIT:

Surroi për 4-vjeçarin e Kurtit: Prania e shtetit në tërë territorin është forcuar

Surroi për 4-vjeçarin e Kurtit: Prania e shtetit në tërë territorin është forcuar

Publicisti Veton Surroi, duke folur në Debat Plus, ka analizuar periudhën katërvjeçare të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke vënë theksin në disa elemente.

Surroi e konsideron të rëndësishëm faktin që ky është mandati i parë i plotë katërvjeçar në historinë e qeverisjes së Kosovës, duke e cilësuar si një fazë të re të stabilitetit politik në vend.

“Ajo çka mund të thuhet është se ky është mandati i parë që përmbyllet në katër vite. Është mandati i parë i plotë. Dhe kjo demonstron një fazë të re në zhvillim politik të Kosovës. D.m.th. ka një stabilitet politik të cilin Kosova nuk e ka pasur. Stabilitet natyrisht relativ brenda kushteve të cilave gjendemi”, ka thënë Surroi.


Një tjetër element që Surroi e vlerësoi ishte forcimi i pranisë së shtetit në tërë territorin e vendit, një hap që ai e konsideroi jetik për sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit.

“Elementi i dytë është që kemi gjatë kësaj periudhë, forcim të pranisë të shtetit të Kosovës në tërë territorin e vendit si një element pozitiv”, ka shtuar Surroi.

Gjithashtu, Surroi nënvizoi konsolidimin e opozitës gjatë kësaj periudhe, që sipas tij, ka sjellë një balancë politike në vend.

“Elementi tjetër pozitiv, i cili është hetuar. Është forcimi i narracionit të opozitës, konsolidimi i forcave të opozitës, që bën një balancë të rëndësishëm politik në vend”, ka thënë ai.

Në lidhje me qytetarët serbë të Kosovës, Surroi e vlerësoi si një proces në zhvillim ri-pozicionimin e interesave të tyre brenda Republikës së Kosovës.

”Elementi tjetër pozitiv, i cili është hetuar. Është forcimi i narracionit të opozitës, konsolidimi i forcave të opozitës, që bën një balancë të rëndësishëm politik në vend”.

Duke qenë se Surroi ka një kontratë me Qeverinë e Kosovës, ai deklaroi se nuk mund të komentojë në mënyrë kritike apo lavdëruese, për të shmangur konfliktin e interesit.

“Unë kam kontratë me Qeverinë e Kosovës kështu që çkado që të thosha për këtë qeveri do të ishte konflikt interesi, qoftë në aspektin kritik, qoftë në aspektin e saja që do konsiderohej lëvdatë”, ka thënë Surroi./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Krimet e luftës, dëshmitarja thotë se i akuzuari Gjokoviq para tri apo katër vitesh ka qenë në shtëpinë e saj

Krimet e luftës, dëshmitarja thotë se i akuzuari Gjokoviq para tri apo katër vitesh ka qenë në shtëpinë e saj

Drejtësi
Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Strohmeyer: Sipas përshtypjes tonë kreu i UÇK-së ishte Thaçi

Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Strohmeyer: Sipas përshtypjes tonë kreu i UÇK-së ishte Thaçi

Drejtësi
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori