LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Nuk do të ketë qeveri të re në Kosovë

Surroi: Nuk do të ketë qeveri të re në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën sot marrëveshje për koalicion qeverisës, por analisti dhe publicisti Veton Surroi, duke analizuar zhvillimet e fundit politike, thotë se kjo është një tentativë antiligjore dhe antikushtetuese, që sipas tij do të dështojë me sukses.

Surroi thotë se nëse krijohet një qeveri e re pa u shprehur më parë Kushtetuesja do të kemi një realitet të ri, me dy qeveri.

Orkestrues të gjithë kësaj situate Surroi e sheh presidentin Hashim Thaçi.


“Për faktin që letërkëmbimi mbetet sekret do të thotë se ka nevojë për tu fshehur, në demokraci nuk ka nevojë për tu fshehur. Një qeveri e re që synon të ndërtohet mbi fshehtësi, do të thotë se synon të ndërtohet mbi fshehjen e të vërtetës. Synimi është antikushtetues”, thotë ai, për Ora News.

I pyetur nëse mund të jetë qeverisje e qëndrueshme LDK-AAK, Surroi mendon se nuk do të formohet fare një qeveri e re.

“Do të ketë përpjekje, por ky kontrabandim është antikushtetues dhe nuk ka legalitet dhe nuk do të ketë as legjitimitet popullor. Është një aventurë shumë e keqe, e rrezikshme dhe e panevojshme kryesisht për ata aktorë që i janë futur kësaj”, tha ai.