LAJMI I FUNDIT:

Vegjetarianët janë më depresivë se njerëzit që hanë mish, konstaton një studim

Vegjetarianët janë më depresivë se njerëzit që hanë mish, konstaton një studim
shutterstock

A janë vegjetarianët njerëz më të shëndetshëm dhe më të lumtur?

Larg kësaj, tregoi një studim i hulumtuesve brazilianë dhe portugezë.

Studimi tregon që njerëzit të cilët nuk hanë mish kanë pothuajse probabilitet dyfish më të madh që do të kenë faza depresive se ata të cilët konsumojnë produkte shtazore, transmeton Telegrafi..

Studimet shkencore tashmë kanë dyshuar për një lidhje të ngjashme. Mirëpo me këtë studim të ri, i cili është publikuar në “Journal of Affective Disorders “, për të cilin janë analizuar më shumë se 14.000 brazilianë, është konstatuar kjo gjë.

– Kemi zbuluar lidhjen pozitive midis shfaqjes së episodeve depresive dhe dietave të pakuptimta. Personat të cilët kanë hequr dorë nga mishi kanë pasur faza depresive përafërsisht dyfish më shpesh se ata të cilët hanë mish – thuhet në rezultatet e studimit.

pexels

Përse vegjetarianët më shpesh janë depresivë?

Edhe pse duket mjaft e qartë se vegjetarianëve u mungojnë disa vitamina dhe lëndë ushqyese në vaktet e tyre dhe kjo mund të ndikojë në psikikën, asnjë lidhje e tillë nuk u zbulua nga studimi.

Nga njëra anë, studiuesit dyshojnë se nuk është se vegjetarianët shpesh bëhen në depresion, por se njerëzit me depresion kanë më shumë gjasa të bëhen vegjetarianë.

Ata gjithashtu theksojnë se presioni social mund të luajë një rol në zhvillimin e depresionit, veçanërisht në një vend si Brazili, ku konsumohet një sasi jashtëzakonisht e madhe mishi.

Një hipotezë tjetër thotë: është e mundur që vegjetarianët në përgjithësi të jenë njerëz më të ndjeshëm dhe për këtë arsye bien më shpejt në depresion.

Pavarësisht nëse jeni mishngrënës apo vegjetarian, depresioni është një gjendje serioze dhe kërkon trajtim profesional. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori