Alison Teal është personazhi televiziv, që është e njohur për eksplorimet në natyrë, që ka në fokus ngritjen e vetëdijes mbi mbrojtjen e ambientit, nga mbeturinat e shumta.

Udhëtimi saj i fundit, ka qenë në Tulum të Meksikës, ku ka surfuar në bregdetin e mbushur me mbeturina, që të tregoi efektin e dëmshëm që ka hedhje e këtyre mbetjeve jashtë zonave të caktuara, transmeton Telegrafi.

Projketi saj u fundit, i realizuar në Bali të Indonezisë, ku është punuar për largimin e plehrave nga plazhi dhe uji, ka bërë që në atë zonë të kthehet turizmi, si dhe të përmirësohen jeta e gjallesave nënujore.

Shëtitja që ka bërë nëpër bregdetin meksikan, ka bërë që të alarmohen shumë organizata që merren me ambientin, megjithëse edhe duhet bërë, për ta përmirësuar gjendjen. /Telegrafi/