LAJMI I FUNDIT:

Surface Phone mund të vijë së shpejti

Surface Phone mund të vijë së shpejti

Kompania me bazë në Redmond ka njoftuar zyrtarisht ngjarjen në Shangai #MicrosoftEvent përmes një postimi në blogun e tyre zyrtar, duke na ftuar të shohim se çka është në planet e ardhshme të firmës.


Më shumë intrigues është një postim në Instagram nga shefi i kompanisë për sektorin e Surface, ku kishte përdorur hashtag-un #Surface.

Kjo na lë të kuptojmë që më shumë modele të Surface janë në pregatitje, duke shtuar edhe deklarimet e CEO të Microsoft që ka deklaruar se telefonat e ardhshëm të kompanisë, ‘nuk do të duken si modelet ekzistuese.’

Kandidati më i mundëshm është Surface Pro 5, që më herët është supozuar se do të lansohet në mars të 2017.

Ngjarja #MicrosoftEvent do të mbahet më 23 maj, në orën 7 me kohën lokale.