Supervetura unike S1 LM shitet në ankand për mbi 20 milionë dollarë

Një nga vetëm pesë shembujt e superveturës S1 LM V12, e ndërtuar nga Gordon Murray dhe ekipi i tij, së shpejti do të shitet në ankand për më shumë se 20 milionë dollarë.
Shtëpia e ankandeve RM Sotheby's do të zhvillojë shitjen bamirëse në fund të muajit.
"S1 LM Chassis #1 ofron një mundësi unike për të bashkëpunuar me krijuesin origjinal dhe për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit të ardhshëm në historinë e automobilave", tha Shelby Myers, kreu global i shitjeve private në RM Sotheby's.
Kjo është një veturë vërtet e veçantë, e ndërtuar si një interpretim modern i F1 GTR fituese të Le Mans, një pjesë tjetër e magjisë së Murray.
Edhe pse, përveç modelit me tre vende dhe kutisë së shpejtësisë me 6 shpejtësi, ndoshta goditja më e madhe e këtij S1 LM është motori i tij.
Motori jo aq standard 4.0 litra V12 u kthye në punishten e Cosworth dhe iu nënshtrua testeve të reja, dhe u kthye si një motor 4.3 litra që zhvillon më shumë se 700 kuaj fuqi.
Përveç kësaj, vetura duket mjaft perfekte, duke përfshirë përmasat, pjesën e pasme ed pjesën e brendshme. Pa përmendur peshën, e cila është nën një ton.
Një veturë që ka një rëndësi të madhe për Murray, pasi ai punoi në të gjatë shërimit të suksesshëm nga kanceri vitin e kaluar. /Telegrafi/



















































