LAJMI I FUNDIT:

Supermarketet gjermane kanë filluar të shesin teste të shpejta për coronavirusin

Supermarketet gjermane kanë filluar të shesin teste të shpejta për coronavirusin

Zinxhirët e supermarketeve gjermane Aldi dhe Lidl kanë filluar të shesin teste të shpejta për coronavirusin gjersa ka pasur interes të madh të qytetarëve.

Paketa, e cila përmban pesë teste, Aldi i shet për 25 euro gjersa Lidl për 22 euro. Para se dyqanet të hapeshin, u krijuan radhë të gjata njerëzish për të blerë testin gjersa rezultatet dihen për 15 deri në 20 minuta.


Ndërkohë, tregje të tjerë kanë njoftuar se do të shesin testet. Midis tyre është edhe farmacia e mirënjohur DM, nga e cila thanë se shitja do të fillojë më 9 mars, raporton livemint.

Për më tepër, testet duhet të jenë të disponueshme në farmaci dhe dyqane të tjera gjermane si Kaufland, Edeke, Nett ose Rewe.

Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është leximi i rezultateve të testit në kohën e caktuar, njoftoi shërbimi publik i shtetit federal të Rhine-Westphalia North Rhine. /Telegrafi/