Albi Mall Superliga do të vazhdoj në fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt që janë në program për tu zhvilluar.

Këtë fundjavë do të zhvillohen të pesë duelet e parapara në elitën e futbollit kosovar.


Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në Podujevë në derbin rajonal Llapi - Prishtina.

Xhiro e katërt fillon të shtunën me dy ndeshje që janë në program Malisheva pret Feronikelin '74 dhe Liria përballet me Fushë Kosovën.

333820222 1261682488070524 6247485601828057331 n photo by: @Shpend Ahmeti

Të dielën janë tre duele tejet të zjarrta me derbin Llapi - Prishtina që sa herë këto dy skuadra përballen mes vete dhurojnë spektakël.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në Gjilan, me Dritën që pret Dukagjinin e Klinës.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para adhuruesve të vet pret Gjilanin tanimë të riorganizuar.

Të gjitha duelet e xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

Screenshot 2023 08 30 134452

telegrafi sport app