Supergol dhe asistim, Brajan Gruda “magjik” për RB Leipzigun ndaj Wolfsburgut

Sulmuesi shqiptar Brajan Gruda ka shënuar dhe asistuar në barazimin 2-2 të RB Leipzigut ndaj Wolfsburgut.
Lojtari që përfaqëson Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar shënoi një eurogol si dhe asistoi gjatë barazimit 2-2.
Fillimisht dha një pasim të shkëlqyer te Diomande, i cili e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (70’).
Pastaj, një minutë pa përfunduar koha e rregullt, me një goditje të fuqishme në korner të portës e la portierin thjesht të shtangur (89’).
Check out Brajan GRUDA who has scored an UNREAL fitnesse shot to rescue a point for RB Leipzig against Wolfsburg. 🔥 🇩🇪
Why did we issue that loan? 🤔 #BHAFC pic.twitter.com/ywsrIPuIFs
— Brighton Buzz (@BrightonBuzzz) February 15, 2026
Gruda kësisoj ka nisur të gjejë formën që s’po e arrinte te Brightoni shkaku i minutazhës së ulët, ndërsa fatkeqësisht publikisht ka shprehur dëshirë për të luajtur për Gjermaninë.
Ai mbetet ndër prioritetet e Shqipërisë megjithatë duket se e ka ëndërr përfaqësimin e Gjermanisë në Botërorin 2026./Telegrafi





















































