LAJMI I FUNDIT:

Superfurgoni Ford Transit, ka 2.000 kuaj-fuqi – shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për gjysmë sekonde më shpejtë se Bugatti Chiron

Superfurgoni Ford Transit, ka 2.000 kuaj-fuqi – shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për gjysmë sekonde më shpejtë se Bugatti Chiron

Ford ka prezantuar Transitin më të ri – furgonin elektrik me afro 2.000 kuaj-fuqi.

Quhet superfurgon i gjeneratës së katër nga Ford, që ka një fuqi të madhe motorike.


Modeli i parë i furgonit Ford Transit ishte prezantuar në vitin 1971, që kishte motorin e GT40 V8, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë ka fuqi motorike prej 1.973 kuaj-fuqi dhe ka zero emetim gazrash.

Me këtë nënkuptohet që superfurgoni mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë më shpejtë sesa Bugatti Chiron, që kushton 3 milionë dollarë.

Megjithatë versioni komercial nga përfaqësuesit e Ford në mbarë botën do të kenë në auto-sallonet e tyre modelin me 265 kuaj-fuqi, kurse superfurgoni ka tetë herë më shumë kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për më pak se dy sekonda, dhe i bie të jetë për afro gjysmë sekonde më i shpejtë sesa vetura sportive Bugatti.

Transit ka 473 kuaj-fuqi më shumë sesa Chiron – pra në total gjeneron 1.973 kuaj-fuqi. /Telegrafi/