LAJMI I FUNDIT:

Super-vetura më e veçantë deri tani nga Alfa Romeo (Foto)

Super-vetura më e veçantë deri tani nga Alfa Romeo (Foto)

Prodhuesi italian Alfa Romeo, ka sjellë gjithmonë makina në të cilat ia ka dalë të ndërthurë luksin e lartë me aftësitë sportive.

Por, në këtë rast është shumë i veçantë, shkaku i linjave që nuk janë parë më herët te asnjë model, transmeton Telegrafi.


Grilli gjigant me shumë hapje, si dhe boshllëqet pas dyerve që i shtojnë aerodinamikën, i ndihmojnë shumë në rritjen e shpejtësisë.

Modeli është i ulët dhe i gjerë, duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një makinë të shpejtë, dedikuar edhe për rrugët e zakonshme.

Nuk bëhet e ditur më shumë për veturën, që pritet të jetë konkurrent me Porsche 918 Spyder dhe BMW M1 Shark. /Telegrafi/