LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri i FiveThirtyEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – disa nga top klubet nuk i kalojnë as grupet

Super kompjuteri i FiveThirtyEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – disa nga top klubet nuk i kalojnë as grupet

Kampionët në fuqi Real Madridi është parashikuar të dështojnë në Ligën e Kampionëve të edicionit 2022/23, duke mos arritur të mbrojnë titullin.

Los Blancos janë shortuar me me RB Leipzig, Shakhtar Donetsk dhe Celtics në Grupin F për turneun e këtij sezoni.

Me lojtarët e Carlo Ancelottit që pritet të kalojnë atë grup dhe të gjenden në fazën e eliminimit, parashikimet nga një super kompjuter nuk do të mirëpriten nga tifozët e Real Madridit.


Datat dhe orari i ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Datat dhe orari i ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Sipas super kompjuterit të FiveThirtyEight, 14 herë kampionët evropianë do të eliminohen në çerekfinale.

Algoritmi tregon se gjigantët gjermanë Bayern Munich do të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon – i shtati i tyre në histori.

Sipas super kompjuterit, gjysmëfinalistët do të përbëhen nga Bayern, Manchester City, PSG dhe Liverpool, që do të thotë se nuk do të ketë vend për Barcelonën e Xavi Hernandez.

Tifozët po thonë se Yaya Toure ka kurdisur shortin e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Tifozët po thonë se Yaya Toure ka kurdisur shortin e Ligës së Kampionëve

Makina parashikon që Bayern Munich do të përballet me Manchester Cityn në finalen e Stambollit qershorin e ardhshëm, me gjermanët që kanë 21 për qind shanse për ta fituar atë.

Kampioni në fuqi Real Madrid ka vetëm 7 për qind shanse për të ruajtur titullin e tyre – kjo është më pak se katër skuadra të tjera të përmendura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Kalo në kategori