Pas 31 vjetësh janë në vendin e parë të racës më popullore!

Retrieverët kanë qenë prej kohësh një racë e preferuar e qenve, veçanërisht në familjet me fëmijë.

Për herë të parë në 31 vjet, Amerika ka një qen të ri të preferuar.

Është një bulldog francez, shumë i pëlqyer edhe në vendin tonë. Bëhet fjalë për buldogun francez që e përmbysi retrieverin nga vendi i parë, shkruan People, përcjell Telegrafi.

“Bulldogu francez është rritur në popullaritet me kalimin e viteve, dhe për arsye të mirë”, informoi Klubi Amerikan i Kinologëve.

“Buldogët francezë janë lozonjarë, të adaptueshëm, besnikë dhe të hapur. Ata janë shoqërues për njerëz të ndryshëm, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëni kërkimin tuaj, jo vetëm për të gjetur racën e duhur për stilin tuaj të jetesës, por edhe për të siguruar që të keni një qen të edukuar dhe të përgjegjshëm”, shpjegon Gina DiNiro.

Reklama
Reklama

Labrador është aktualisht në vendin e dytë në listën vjetore, i ndjekur nga Golden Retriever, Shepherd Gjerman, Poodle dhe bulldog.

Renditja përcaktohet nga numri i racave të qenve të racës së pastër të regjistruar në Shoqatën Amerikane të Kennelit AKC.

/Telegrafi/