Ish-atletja, e cila u përfol se ka pasur binjakë me Vladimir Putin, është zhdukur që një kohë nga syri i publikut.

Alina Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike 37-vjeçare, nuk është parë që nga viti 2018.


Në atë kohë, ajo u tha të ishte dy muaj shtatzënë me Presidentin dhe besohet se kishte lindur djem binjakë në prill të vitit të kaluar në një klinikë në Moskë.

34123372 8817289 image a 17 1602115295616 Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva (Foto: Reuters)

Por, në Rusi tashmë janë shqetësuar për fatin e saj, pasi ajo është zhdukur që nga ajo kohë, sipas The Sun.

Alina është një nga gjimnastët më të dekoruara në historinë e gjimnastikës, me 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian.

Pasi u tërhoq nga sporti, iu kthye politikës dhe u bë deputete në partinë e Putinit.

34123370 8817289 image a 18 1602115314821 Zhduket e dashura e Vladimir Putin, ish-atletja Alina Kabaeva

E njëjta gjithashtu një herë ka pozuar gjysmë e zhveshur në një revistë, është shfaqur në një film dhe ka provuar të bëhet këngëtare.

Romanca mes atletes dhe Presidentit rus u përfol për herë të parë në vitin 2008.

Ajo ishte e fejuar më parë me politikanin David Museliani në 2004 por ata u ndanë një vit më vonë.

13756644 7053097 image a 48 1558433525922 Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva (Foto: Getty Images)

Moskovsky Korrespondent raportoi në vitin 2008 se ajo dhe Putini ishin fejuar, por historia u mohua dhe gazeta u mbyll.

Alina po ashtu thuhet se ka pasur fëmijën e saj të parë në 2015, me Putin që pretendohet të jetë babai, gjë që gjithashtu është mohuar.

Putin më parë u martua me Lyudmila Shkrebneva në 1983 dhe kanë dy vajza së bashku, Mariya Putina dhe Yekaterina Putina. /Telegrafi/

34123368 8817289 image a 19 1602115322274 Alina Kabaeva (Foto: Getty Images)