Arbër Zeneli ka shënuar gol ndaj kampionit të Holandës, PSV.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po kalon formë të mirë që nga transferimi i tij në kampionatin holandez.


Kjo pasi, po shënon gola vazhdimisht dhe po tregohet vendimtar për skuadrën e tij Heerenveen.

Zeneli ka shënuar edhe sonte në takimin ndaj PSV, ku kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 72-të të takimit pas asistimit nga Luciano Slagveer. /Telegrafi/

https://twitter.com/Football__live_/status/782297567963058177

telegrafi sport app