LAJMI I FUNDIT:

Sulmuan një person, një muaj paraburgim për dy të pandehur

Sulmuan një person, një muaj paraburgim për dy të pandehur

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të pandehurve D.R., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor.

Gjykata nëpërmejt një njoftimi thotë se me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve D.R., dhe E.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:


“Të pandehurit D.R., dhe E.R., në bashkë kryerje, me datë 24 mars, në orët e vona të natës, në Prizren, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, në atë mënyrë që paraprakisht kishin qenë në një kafiteri ku kishin konsumuar alkool dhe nga i dëmtuari ishin fyer e sharë, në momentin kur i dëmtuari kishte dalë nga kafiteria, të pandehurit u ishin vënë pas duke e ndjekur me automjetin e tyre, tutje të pandehurit e shfrytëzojnë momentin e duhur kur në rrugë nuk ishte askush përveç të dëmtuarit, ashtu që në anën e majtë të rrugës e ndalin automjetin, që të dy dalin nga automjeti, shkojnë në drejtim të të dëmtuarit në anën e kundër të rrugës, u ofrohen të dëmtuarit, të cilin me grushte fillimisht e godet në pjesën e fytyrës i pandehuri D.R., nga e cila goditje i dëmtuari bie në tokë, me këtë rast të dy të pandehurit e godasin me shqelma në pjesën e kokës, e lënë të shtrirë në tokë dhe largohen nga aty, ndërsa i dëmtuari haset i shtrirë nga një kalimtar rasti i cili përmes telefonit Emergjencën”, thuhet në njoftim

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. /Telegrafi/