LAJMI I FUNDIT:

Sulmon fizikisht dy zyrtarë policor gjatë shqiptimit të tiketës për kundërvajtje, arrestohet i dyshuari

Sulmon fizikisht dy zyrtarë policor gjatë shqiptimit të tiketës për kundërvajtje, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është arrestuar një person për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishe penguar dy zyrtar policor në kryerje të detyrës dhe sulmuar fizikisht njërin prej tyre të cilët kishin qenë duke ia shqiptuar një taket për kundërvajtje”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/