Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Leposaviq

Një person (shtetas i Serbisë) është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 04:55 në pikë kalimin kufitar Jarinjë, Leposaviq.
Tutje bëhet e ditur se një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































