LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi një person me shufër metalike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Sulmoi një person me shufër metalike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Ferizaj pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:51 në rrugën “Nikë Prela” në Ferizaj.


I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policët hetues të stacionit në Ferizaj janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar, i cili ishte i njohur për policinë.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, policët hetues kanë arritur që në ora 23:00 të lokalizojnë të dyshuarin, e më pas edhe ta arrestojnë atë, me dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore personit tjetër”, thuhet më tej.

I dyshuari A.F (M/K) i moshës 42 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori