LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi fizikisht nënën pas një mosmarrëveshje, arrestohet 16 vjeçarja në Ferizaj

Sulmoi fizikisht nënën pas një mosmarrëveshje, arrestohet 16 vjeçarja në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se ka arrestuar një 16 vjeçare, pasi që e njëjta kishte sulmuar nënën e saj.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj.


“Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S (F/K) e moshës 16 vjeçare, e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe avokatit të saj, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje, sulmi dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë “. /Telegrafi/