LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet WikiLeaks pas publikimit të e-maileve private të Erdoganit (Dokumente)

Sulmohet WikiLeaks pas publikimit të e-maileve private të Erdoganit (Dokumente)

Nuk kaluan shumë orë që kur WikiLeaks publikoi e-mailet private të partisë së Erdoganit dhe tani ky ueb sajt është duke u sulmuar nga hakerë të rrezikshëm, prapa të cilëve dyshohet se qëndron qeveria e Erdoganit.

Në një deklarim në ueb sajtin e tyre, WikiLeaks shkruan: “Sot, ora 11 pasdite në Ankara, WikiLeaks publikon pjesën e parë të e-maileve të partisë së Erdoganit, AKP-së. AKP apo Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, është partia udhëheqëse në Turqi dhe është forca politike prapa presidentit të shtetit, Recep Tayyip Erdogan”, transmeton Telegrafi.


Pjesa e parë e këtyre dokumenteve private përmban 294,589 e-maile bashkë me mijëra dosje të bashkangjitura. Këto e-maile vijnë nga “akparti.org.tr”, domaini primar i AKP-së.

doc

Tensioni mbetet ende i lartë në Turqi pasi që qeveria po vazhdon t’i arrestojë me dhjetëra mijëra oficerë ushtarakë, mësues, zyrtarë shtetërorë si dhe po ua ndalon qasjen në lajme qytetarëve të saj si pasojë e puçit ushtarak të ditës së premte.

Vlen të ceket se Turqia ka ndaluar funeralet myslimane për mbështetësit e vdekur të puçit ushtarak dhe i ka paralajmëruar imamët të mos i kryejnë këto rite fetare.

E-maili i fundit i publikuar, e që gjendet në dokumentet e publikuara nga WikiLeaks, daton me 6 korrik të vitit 2016, ndërsa e-mailet më të vjetër janë të vitit 2010.

Për të parë dokumentet e publikuara nga WikiLeaks klikoni KËTU /Telegrafi/