LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me traktor një person në Graçanicë

Sulmohet me traktor një person në Graçanicë

Një person i kombësisë serbe është arrestuar pasi që me traktor kishte goditur një person tjetër të së njëjtës kombësi, deri sa ai kishte qenë duke qëndruar në skaj të rrugës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:20, në Graçanicë.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin, prokurori kujdestar ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve. /Telegrafi/