LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me shishe xhami autobusi i Kosovës në Serbi, më pas përcjellët me vetura pa targa

Sulmohet me shishe xhami autobusi i Kosovës në Serbi, më pas përcjellët me vetura pa targa

Me shishe xhami është sulmuar mbrëmë në Serbi autobusi me kosovarë,  i cili kishte destinacion Slloveninë.

Sulmin ndaj autobusit kosovarë e kanë konfirmuar për Telegrafin, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilët dhanë detaje rreth këtij sulmi.

“I kanë gjuajtur me shishe të xhamit nga ura, autobusi ishte në lëvizje në autostradë dhe më pas janë ndjekur nga disa vetura pa targa, janë tmerruar udhëtarët. Ideja ka qenë më nxjerr autobusin nga rruga, pasi që ka qenë në shpejtësi, sulmi ka ndodhur mbrëmë pas mesnate”, thonë në përgjigjën e dhënë nga MPJ.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë është dramatike dhe se kanë mundur të humbasin jetën shumë persona.

Kjo nuk është hera e parë që autobusët e Kosovës sulmohen në shtetin e Serbisë.

Ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë. Kjo sepse Serbia nuk është më një territor, i cili nuk ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre”, thuhet në njoftim e MPJ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori