LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet nga ortakja në Prishtinë, vajza raporton në Polici babanë për dhunë fizike e gruaja bashkëshortin

Sulmohet nga ortakja në Prishtinë, vajza raporton në Polici babanë për dhunë fizike e gruaja bashkëshortin
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë paraqitur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kaçanik, Pejë e Malishevë.

Raporti i plotë i Policisë:


Prishtinë 03.07.2024 – 07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare (ortakja e saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 03.07.2024 – 21:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kaçanik 02.07.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 03.07.2024 – 00:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga babi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. I dyshuari gjendet në arrati.

Malishevë  01.07.2024 – 18:30. Më 03.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  për arsye se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës shtetase e Shqipërisë. Viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori