LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet në Mitrovicë një punonjëse e shëndetësisë

Sulmohet në Mitrovicë një punonjëse e shëndetësisë

Policia ka arrestuar të martën një të dyshuar në Mitrovicë pasi kishte sulmuar një punonjëse të shëndetësisë.

Në raportin e Policisë nuk precizohet se në cilin institucion shëndetësor ka ndodhur rasti, por raportohet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.


Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.