LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet Abazoviq? Mediat japin raportime të ndryshme rreth një incidenti në një diskotekë në Budva

Sulmohet Abazoviq? Mediat japin raportime të ndryshme rreth një incidenti në një diskotekë në Budva

Pretendime të ndryshme janë publikuar nga media të ndryshme rreth një incidenti në Budva të Malit të Zi, “pjesë e të cilit” ka qenë edhe kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Abazoviq, është sulmuar në një diskotekë në Budva.


Sipas tyre, një burim i i mirëinformuar bën me dije se sulmi ndaj tij ka ndodhur në një diskotekë gjatë performancës së Dino Merlin.

“Dritani ishte në shfaqjen e Merlin, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai ka bërë një breshëri ofendimesh, e më pas ka tentuar t’i afrohet”, shkruan mediumi serb Kurir.

Megjithatë, mediat në Mal të Zi e përshkruajnë ngjarjen pak më ndryshe, përcjell Telegrafi.

Sipas CdM, Abazoviq është evakuuar mbrëmë nga një diskotekë “Top Hill”, në Budva.

Policia jozyrtarisht i ka thënë CdM-së se ai nuk është sulmuar, por se ka pasur një konflikt mes disa personave dhe se në atë moment pranë tyre ka kaluar Abazoviq.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes i thanë CdM se panë policinë të evakuonte Abazoviqin dhe të ndalonte disa persona.

Dhe po sipas këtij mediumi, policia pretendon se Abazoviq nuk është sulmuar.

“Kishte një shtytje nga disa persona dhe Abazoviq ishte duke ecur drejt daljes në atë moment”, ka thënë policia jozyrtarisht për CdM.

Abazoviq dhe policia ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori