LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen sërish gazetarët në veri të Kosovës

Sulmohen sërish gazetarët në veri të Kosovës

Është sulmuar me gurë vetura me të cilin po udhëtonte ekipi i televizionit Klan Kosova drejt Zubin Potokut.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

” Në Fshatin Zupçe të Zubin Potokut, nga persona të dyshuar është sulmuar një ekip me gazetarë të televizionit Klan Kosova. Sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë”, thuhet në njoftim.


Sipas Policisë, si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa dy nga personat/gazetarët e midiumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës, po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.