LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Londër, Policia thotë se i di identitetet e sulmuesve

Sulmi në Londër, Policia thotë se i di identitetet e sulmuesve

Policia e cila po heton sulmin terrorist të së shtunës në Londër, thotë se tashmë e di identitetin e tre sulmuesve që vranë shtatë persona dhe plagosën 48 të tjerë.

Policia Metropolitane tha se emrat e tyre do të bëhen publik sa më shpejt që të jetë e mundur.

Një kamion goditi këmbësorët në  London Bridge të shtunën, derisa sulmuesit therën me thikë  një numër njerëzish në Borough Market. Ata u vranë nga policia.


I ashtuquajturi grup Shtetëror Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Policia tha të hënën në mëngjes se zyrtarët po kërkonin dy adresa në lindje të Londrës – një në Newham dhe një tjetër në Barking, sipas BBC.

Scotland Yard shtoi se një numër i njerëzve ishin ndaluar në lidhje me sulmin.

Dymbëdhjetë  persona janë arrestuar në Barking pas bastisjeve në një banesë që besohet të jetë shtëpia e njërit prej sulmuesve. Një  55-vjeçar është liruar  me procedurë të rregullt, transmeton Kp.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori