Ka qenë një grup i hacker-ësh që ka lidhje me Rusinë, “motori” në zanafillë të sulmit spektakolar të ditës së premte, që theu sigurinë e kompjuterëve në të gjithë botën. Një grup i cili ua vodhi virusin 007 amerikanë, të nesërmen e sulmit ajror amerikan në Siri, ndoshta në shenjë hakmarrje për bombardimin e urdhëruar nga presidenti Donald Trump, mbi bazën ajrore siriane.
Vazhdon të shkaktojë viktima sulmin global i hacker-ave, që ka goditur tashmë 99 vende: është goditur edhe prodhuesja e makinave, Renault, hekurudhat gjermane dhe spitale dhe qendra shëndetësore në Angli.
Kjo është një ofensivë “në një shkallë të paparë”, tha EUROPOL-i në një deklaratë, duke theksuar se “një hetim kompleks ndërkombëtar është i nevojshëm, për të identifikuar përgjegjësit”.
Agjencia Evropiane ka kontaktuar tashmë vendet dhe shoqëritë e prekura nga virusi kompjuterik i përhapur nga piratët.
“Ne jemi goditur – njoftoi sot një zëdhënës i Renault, duke shpjeguar se që nga dita e djeshme teknikët janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje. Po bëjmë çdo gjë të nevojshme për të reaguar ndaj këtij sulmi”. Kompania prodhuese e makinave gjithashtu ka ndaluar prodhimin në fabrikat e saj në Francë, për shkak të sulmit të hacker-ave, që ka infektuar kompjuterët e saj, shkruan IlGiornale, transmeton Bota.al.
Edhe sistemi kompjuterik i hekurudhave gjermane u godit dje nga sulmi i hacker-ave të panjohur. Lajmi u njoftua nga kompania Deutsche Bahn (DB), duke treguar se ka pasur “probleme në sistemin” në disa fusha, ndryshime në panelet e informacionit të vendosura në stacione, si dhe në burime të tjera të informacionit të pasagjerëve, por nuk ka shkaktuar ndonjë ndryshim në lëvizjen e trenave. DB theksoi se është duke punuar “pa pushim” për të korrigjuar problemet e shkaktuara nga virusi kompjuterik.
“Mos e paguani gjobën”
Ministrja e brendshme britanike, Amber Rudd, ka bërë të ditur se qeveria i ka rekomanduar spitalet dhe qendrat shëndetësore të prekura nga sulmi masiv i hacker-ave, që “të mos paguajnë” shpërblimin e kërkuar nga virusi, për të rimarrë mbrapsht të dhënat e tyre. “Këshilla jonë është e qartë, të mos paguajnë”, i tha BBC ministrja konservatore, duke kujtuar se strukturat shëndetësore që ruajnë të dhënat klinike të pacientëve të tyre, duhet të mbajnë të përditësuar sistemet e tyre kompjuterike, për të “mos rënë në kurthin” e një sulmi kibernetik.
Rudd shpjegoi se të paktën 45 struktura lokale të sistemit shëndetësor britanik – duke përfshirë spitalet, shërbimet e ambulancave, qendrat e shëndetit mendor – janë prekur të premten nga virusi, që kërkon pagesë për të rifituar të drejtën të hyjnë në kompjuterat e tyre. “Deri më tani ajo që kemi parë, është se pacientët kanë patur probleme, dhe disa spitale e disa mjekë kanë qenë të detyruar që të ndryshojnë agjendën e ditës”. Mijëra operacione janë anuluar, shërbimet janë ndërprerë, ambulancat kanë shkuar në adresa të gabuara.
Ministrja shtoi se virusi në fjalë “punon veçanërisht mirë me sisteme të ndërlidhura, kështu që ka gjasa që të ketë patur në shënjestër organizata të mëdha, e jo individët”. Rudd tha se “nuk janë transferuar informacione të pacientëve në asnjë moment”, por shtoi se incidenti duhet të shërbejë për menaxherët e sistemeve të informacionit të shëndetit publik, si një arsye e fortë për “të nxjerrë mësim” dhe për të mbajtur të përditësuar programet me të cilët punojnë.
Sipas një artikulli të publikuar të mërkurën e kaluar nga British Medical Journal, 90% e kompjuterave të sistemit shëndetësor britanik përdorin sistemin operativ Windows XP, që Microsoft e ka nxjerrë në vitin 2001. “Windows XP është platforma më e mirë për të mbajtur të sigurt të dhënat tuaja, në krahasim me sistemet e tjera moderne”, tha ministrja.
Prapa sulmit të hacker-ave
Mund të ketë qenë një grup i hacker-ësh që ka lidhje me Rusinë, “motorri” në zanafillë të sulmit spektakolar të ditës së premte, që theu sigurinë e kompjuterëve në të gjithë botën. Një grup i cili ua vodhi virusin 007-ave amerikanë, të nesërmen e sulmit ajror amerikan në Siri, ndoshta në shenjë hakmarrje për bombardimin e urdhëruar nga presidenti Donald Trump, mbi bazën ajrore siriane.
Kështu shkruan gazeta britanike Telegraph: në prill, organizata misterioze kriminale, Shadow Brokers, bëri të ditur se “i ka vjedhur armën digjitale” një agjencie të inteligjencës amerikane, një armë që ofron hyrje të paprecedentë në të gjithë kompjuterët që përdorin Microsoft Windows, sistemi operativ më i përhapur në botë. Eternal Blue, mjeti i vjedhur nga Shadow Brokers, ishte zhvilluar nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar (NSA), njësia e fuqishme amerikane e zbulimit ushtarak, e cila e kishte kërkuar për të hyrë në kompjuterët e terroristëve dhe shteteve armike.
Por pikërisht ky instrument iu vodh papritur. Piratët e hodhën virusin në një faqe të panjohur më 14 prill, vetëm një javë pasi Trumpi kishte urdhëruar bombardimin e bazës siriane, prej ku ishin nisur avionët që kryen sulmet me armë kimike në provincën Idlib. Sipas ekspertëve, ky përkim kohor është i rëndësishëm dhe tregon se Shadow Brokers ka lidhje me qeverinë ruse.
Më 8 prill, një ditë pas sulmit, me një anglishte të pasaktë, Shadow Brokers paralajmëruan presidentin Trump. “Çfarë … po bën? Shadow Brokers votuan për ju, ju mbështetën. Shadow Brokers kanë humbur besimin tek ju. Z. Trump nuk po ndihmon Shadow Brokers, për të ndihmuar ju. Tani duket se ju jeni duke braktisur bazën tuaj, lëvizjen, njerëzit që të zgjodhën”.
Eternal Blue, pasi u shkarkua nga Shadow Brokers, ra në dorë të dikujt që e përdori për t’u futur në kompjuterat në të gjithë botën. SHBA nuk ka konfirmuar se instrumentet e përdorura nga Shadow Brokers i përkisnin NSA-së, apo agjencive të tjera amerikane të zbulimit; por ish-agjentët kanë konfirmuar se i ka të gjitha karakteristikat e armëve kompjuterike të zhvilluara nga NSA, e cila infiltron në rrjetet kompjuterike jashtë vendit. /Il Giornale-bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje