Në nëntor të këtij viti opinioni u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku një infermiere sulmoi fizikisht një grua të moshuar.
Menjëherë pas publikimit të pamjeve në rrejtët sociale, institucionet e drejtësisë u vunë në lëvizje duke i arrestuar tri nga infermieret e përfshira në këtë rast, dhe të njëjtave iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Por infermieret Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi u liruan nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme.
Ndaj të njëjtave ende nuk është ngritur aktakuzë e as nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri më tash.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
“Lidhur me pyetjet e parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se në këtë çështje penale ende nuk është ngritë aktakuza. Deri në ngritjen eventuale të aktakuzës, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, në gjykatë nuk mbahet asnjë seancë gjyqësore”, ka thënë Zhuti.
Telegrafi ka pyetur edhe në Prokurorinë Themelore të Pejës, se përse deri më tash nuk është ngritur aktakuzë nga ana e tyre.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi ka thënë se rasti është ende në hetim.
“Janë duke u ndërmarrë ende veprime hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë Nikçi.
Më 3 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Pejë ua kishte caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurave Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi të cilat dyshohen për sulmin ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Pas këtij rasti, katër infermiereve Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka hequr licencat e punës.
Kurse, qendrës “Orenda” iu revokua licenca pas inspektimit që i ka bërë asaj qendre Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Të ndalohen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Kurti merr pjesë në ceremoninë e LGBTI "T’du qashtu qysh je": Liria për të dashuruar është e drejtë universale

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen