LAJMI I FUNDIT:

Sulmi fizik ndaj mjekut të Podujevës, FSSHK kërkon nga organet e rendit të veprojnë

Sulmi fizik ndaj mjekut të Podujevës, FSSHK kërkon nga organet e rendit të veprojnë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka reaguar pas sulmit fizik të një mjeku në QKMF-në e Podujevës

“Sindikata e QKMF-Podujevë shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur në Emergjencën e QKMF-së Podujevë ndaj mjekut të kësaj qendre A.B. Rasti ka ndodhur ditën e diel me datë 20.03.2022 ku mjeku A.B është sulmuar fizikisht nga një pacient. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme, përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës”, thuhet në reagim.

Kryesia e sindikatë pranë QKMF-Podujevë fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin e punëtorëve shëndetësorë në vend.


“Punëtorët shëndetësor po dëshmohen çdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre”, thuhet në reagim.

Në kontest të kësaj edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka dënuar rënd dhunën e ushtruar ndaj punëtorit shëndetësorë (anëtarit të FSSHK-së), dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rënd identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend dhe i fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori