LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me bombë drejt autobusit ushtarak në Siri vret 13 persona

Sulmi me bombë drejt autobusit ushtarak në Siri vret 13 persona

Një sulm me bombë drejt një autobusi ushtarak në Damaskun qendror ka vrarë të paktën 13 persona, thonë mediet shtetërore siriane.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, automjeti ishte vënë në cak me dy pajisje shpërthyese pasi kaloi nën urën Jisr al-Rais pak pas agimit.


Megjithëse Siria është përfshirë nga një luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë gjithnjë e më të rralla.

Menjëherë pas kësaj, bombardimet e ushtrisë gjithashtu thuhet se vranë të paktën tetë persona në veri-perëndim që kontrollohet nga opozita.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut një grup monitorues me qendër në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se disa nxënës ishin në mesin e viktimave nga sulmi në qytetin Ariha, në provincën Idlib.

Idlib është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin presidentin Bashar al-Assad që nga viti 2011. /Telegrafi/