LAJMI I FUNDIT:

Sulmet kibernetike ruse dhe lajmet e rreme: Makthet e Gjermanisë para zgjedhjeve të shtatorit

Sulmet kibernetike ruse dhe lajmet e rreme: Makthet e Gjermanisë para zgjedhjeve të shtatorit

Kreu i shërbimit të inteligjencës në Gjermani, jo më larg se një javë më parë, akuzoi Moskën se ka mbledhur sasi shumë të mëdha të dhënash politike përmes sulmeve kibernetike. Ai tha se ishte në dorë të Kremlinit nëse do të fuste hundët në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Pavarësisht shtimit të vigjilencës dhe financimeve, ligjvënësit dhe zyrtarët në Gjermani që janë intervistuar nga Reutersi, janë shprehur se vendi më i fuqishëm i Evropës përballet me një sfidë shumë të madhe nëse do të gjendet në shënjestër të sulmeve, si ato kundër kandidates për presidente në SHBA, Hillary Clinton, apo presidentit të sapozgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.


Nga Amerika, sipas artikullit të Reutersit, zyrtarët e sigurisë janë shprehur se kanë qenë hakerët rusë prapa sulmeve në SHBA dhe ata kanë paralajmëruar Berlinin se tashmë Moska ka kthyer shënjestrën nga Gjermania.

Sipas Reutersit, autoritetet gjermane e kanë konkret shqetësimin e tyre. Në vitin 2015, një sulm kibernetik ndaj Parlamentit gjerman vodhi shumë emaile. Tashmë, autoritetet shqetësohen se ata do të nxirren para zgjedhjeve të 24 shtatorit. Burimet që kanë dijeni bënë të ditur se një prej llogarive të e-maileve që ishte vjedhur, ishte dhe ajo e Merkelit.

Shërbimi i inteligjencës gjermane beson se Merkeli dhe demokristianët janë veçanërisht në shënjestër të APT28, një grup hakerësh rusë që zyrtarët në SHBA kanë fajësuar edhe për rrëmbimin e emaileve të Hillary Clintonit.

Rusia e mohon përfshirjen në sulme, duke thënë se kurrë nuk ndërhyn në çështjet e brendshme politike të vendeve të tjera. Një zëdhënës i Kremlinit tha se nuk kishte asnjë ide se kush ishte prapa APT28.

Por, zyrtarët amerikanë dhe ata gjermanë thonë se lidhjet janë të qarta. Kreu i agjencisë gjermane të inteligjencës, BfV, Hans-Georg Maassen, javën e kaluar tha se Rusia po orkestron sulme kibernetike dhe po ndikon në operacione për të destabilizuar shoqërinë gjermane.

“Gjermania ka forcuar mbrojtjen e saj, por boshllëqet janë të pashmangshme”, tha ai. “Më vjen vazhdimisht në mendje Sizifi që rrotullon një gur deri në majë të malit, por i cili bie për shkak të fatit të tij të pashmangshëm”. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori