Në vazhdën e sulmeve kibernetike prej të cilave janë goditur Shqipëria dhe Kosova – nga institucionet shtetërore e deri te kompanitë private, shtrohet pyetja: “A jemi në rrezik kaq të madh nga sulmet kibernetike?”
Përgjigja është e thjeshtë. Natyrisht se PO. Të gjitha organizatat si publike, ashtu edhe private janë të rrezikuara nga sulmet kibernetike, në çdo kohë.
Sidoqoftë, pyetja e vërtetë që duhet ta kuptojmë është: “Si e kuptojmë ne rrezikun e një sulmi kibernetik?”
Për t’u përgjigjur në këtë pyetje, të fillojmë nga aspekti bazik – organizata juaj është caku. Por, çfarë keni ju që mund të jetë e vlefshme për një kriminel kibernetik?
Shumë biznese të vogla, të mesme e të mëdha, OJQ-të dhe agjencitë qeveritare, nuk duan të investojnë shumë për sigurinë kibernetike sepse ndjejnë se nuk kanë asgjë që ka një vlerë të madhe. Madje edhe organizatat shumë më të mëdha besojnë se sulmuesit do të fokusohen në banka dhe në korporatat më të mëdha e më të vlefshme.
Sidoqoftë, cila do kompani në Kosovë që ka lidhje në internet është caku për dikë, diku. Ndoshta cak në rast të mundësisë, por një cak gjithsesi.
Cilat janë gjërat tuaja me vlerë që mund të preken: paratë, të dhënat, informatat personale, qasja dhe motive tjera të ulëta.
Si të mbroheni nga sulmet kibernetike?
Kompanitë e ndryshme viteve të fundit kanë përqafuar digjitalizimin në mënyrë që të rrisin shitjet apo të organizojnë më mirë punën e tyre.
Nëse përdorni kompjuterë në kompaninë tuaj, është e DOMOSDOSHME që të keni mbrojtje me ANTIVIRUS!
Një virus mund të ndërhyjë në sistemin tuaj, kurse softueri me Antivirus është mbrojtja e vetme që keni kundër viruseve dhe hakerëve. Softueri i Antivirusit do të mbrojë paisjet e kompanisë tuaj nga virusët që sillen vërdallë në internet.
Antivirusi do të mbrojë aktivitetin tuaj të kërkimit në browser.
Do të mbrojë të dhënat personale dhe informacionet për klientët e të punësuarit e kompanisë tuaj.
Kompania juaj i ka të gjitha llojet e detajeve për të punësuarit dhe klientët, të cilat kërkojnë mbrojtje nga virusët dhe hakerët që duan t’i keqpërdorin këto të dhëna. Kur të dhënat tuaja hakohen ose vidhen, atëherë nuk ka më kthim prapa.
Reputacioni juaj do të jetë në rrezik të jashtëzakonshëm nëse lansohen në publik të dhënat e klientëve apo të punësuarve tuaj. Antivirusi ju ndihmon të mbroni të dhënat e kompanisë tuaj nga virusët dhe hakerët.
Mendoni përtej paisjeve
Me nivelin e lartë digjital të punës, kompanitë sot janë të varura shumë nga sistemet e tyre të brendshme dhe cloud sistemet ku ruhen të dhënat konfidenciale.
Prandaj, ju keni nevojë që të mbroheni më shumë se kurrë më parë, duke parë që edhe institucionet më të larta shtetërore po përjetojnë fuqinë e sulmeve kibernetike në Kosovë e Shqipëri.
Zakonisht nuk sulmohen paisjet, por sistemet e dobëta të sigurisë.
Një sistem pa antivirus është më i rrezikuar nga hakerët dhe virusët.
Investoni në mbrojtje të personalizuar me Antivirus për kompaninë tuaj
Kompania juaj vazhdimisht ekspozohet ndaj rreziqeve kibernetike, ndërkaq për të pasur mbrojtje të afërt nga kompania nr. 1 në botë e antivirusëve siç është BitDefender, kontaktoni menjëherë pasi që është zgjidhja e duhur me produktet softuerike që do të përshtaten të personalizuara sipas kërkesës tuaj për kompaninë ose organizatën tuaj.
Për më shumë informata kontaktoni me distributorin e autorizuar për Kosovë për Antivirusin BitDefender:
E-mail: info@4ptree.com
Nr. Tel: 044 978 893
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOzone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Me shijen që jemi rrit - Sallamet MEKA
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic